Kjo është linja e parë ajrore në botë me 100% të ekuipazhit të vaksinuar!

Written by on 11/02/2021

“Etihad Airways” pretendon të jetë linja e parë ajrore në botë që ka vaksinuar të gjithë pilotët dhe ekuipazhin e kabinës kundër Covid-19. Sipas shefit të ekzekutivit Tony Douglas, vaksinimi i stafit u bë jo vetëm për të ndihmuar në luftimin e Covid-19, por edhe për t’i bërë udhëtarët të ndihen të sigurt kur fluturojnë me këtë linjë ajrore. Pas synimit të qeverisë për të vaksinuar gjysmën e popullsisë së Emirateve të Bashkuara Arabe deri në fund të marsit, grupi Etihad është përpara afatit me mbi 75 përqind të fuqisë së tij punëtore që tashmë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.


Current track

Title

Artist