Kjo është linja ajrore që zotëroi tregun shqiptar gjatë 2020-ës!

Written by on 28/01/2021

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil  gati 1.310.614 pasagjerë kanë udhëtuar gjatë vitit 2020 nga Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza. Një vit më parë, aeroporti priti një numër rekord pasagjerësh prej 3.2 milionësh. Operatori me kosto të ulët “Wizz Air” ka zotëruar tregun me 24% të totalit të pasagjerëve gjatë vitit 2020, duke vijuar me 14%, nga kompania shqiptare “Air Albania” si dhe 14% të kompanisë “Blue Panorama”. Pasuar kjo nga kompania shqiptare AlbaWings, e cila ka zotëruar vetëm 10% të tregut përgjatë 2020. Një vit më parë tregun e fluturimeve e kryesonin Blu Banorama dhe Alba Wings. Gjithashtu për herë të parë Londra rezulton të jetë qyteti më i vizituar me 127 mijë pasagjerë, pasuar nga Milano me 122 mijë pasagjerë.


Current track

Title

Artist