Kinemaja Italiane te Reja!

Written by on 12/06/2018

Instalacioni Reja kthehet në kinemanë verore më tërheqëse në Tiranë. Do të jenë edhe 9 Netë të tjera te  Kinemasë Italiane,9 të marta rrjesht, deri më 31 korrikt ku do të shfaqen, filma italianë në gjuhën origjinale me titra në gjuhën angleze.

Kete e pohoi kuratorja e “Rese” Iris Canaj e ftuar ne studion e Travel Club! Ajo u shpreh se: Nisma, eshet frymëzuar nga i njëjti shpirt që animoi mbrëmjet e edicionit të parë, dhe synon të ofrojë një mundësi për t’u takuar dhe argëtuar, për të rinj dhe të moshuar, që do të qëndrojnë në qytet gjatë verës me qëllim që të promovojë kinemanë bashkëkohore italiane pothuajse jo e pranishme gjatë pjesës tjetër të vitit në kinema. Filmat në programacion për edicionin e këtij viti, janë të llojit dramatik dhe komedi, konkretisht do te jene 7 komedi dhe 3 drama.

Sonte ne mbremje do te shfaqet “ Segreti”, nje film ne qender te se cilit eshte  Laura një terroriste borgjeze, vret një shok në momentin kur ai plagoset gjatë një sulmi ndaj një gjyqtari. Pastaj strehoet në vilën e nënës në Bologna ku e pret teta Gina, dadoja që e adhuron. Por Gina ndjen se Laura ka një sektret dhe largohet nga shtëpia.

Per me teper duhet ta zbuloni sonte ne oren 21:00 tek Reja!
Nderkohe znj. Isir Canaj na zbuloi dhe eventin e dites se neserme 13 qershor ora 20:00, Ceremonine e Çmimeve të Konkursi fotografik #TiranaSpring2018.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background