Kievi, nje shetitje ne nje destinacion endrrash!

Written by on 21/08/2018

Kievi ; aty ku Lindja takohet me Perendimin!


Nje qytet i gjalleruar me kulture te mrekullueshme dhe njerez miqesore. Aty ku Lindja takohet me Perendimin dhe nje histori mahnitese gershetohet me te tashmen.

Nje kulture qe respekton traditen dhe nje trashegimi qe krijon nje identitet unik krijojne pamjen e pangaterrueshme te ketij qyteti te gjalle qe, pasi ta vizitoni, do ta keni te pamundur ta harroni.

Ky eshte Kievi, kryeqyteti ukrainas qe rremben zemrat e vizitoreve nga e gjithe bota cdo vit.Lagjet piktoreske te qytetit fshehin vila elegante, mrekulli arkitekturore, statuja te periudhes sovjetike, galeri arti dhe murale te mrekullueshme, te gjitha ne nje vend te vetem.

Kievi eshte nje prej kryeqyteteve me te gjelbra ne Evrope. Hijet e pemeve te perhapura te geshtenjave dhe kopshtet me lule jane pjese e pandare e oazeve te shumta te gjelbra te qytetit.

Mbi Kiev ndodhen çatite e arta te katedraleve!


Mbi Kiev ndodhen çatite e arta te katedraleve, manastireve dhe kishave madheshtore. Shume prej tyre jane te perfshira ne Listen e Trashegimise Boterore te UNESCO-s.

 

Atje gjithashtui ndohet edhe nje prej tregjeve me te bukura ne bote, Tregu Besarabka. Bashke me nje game te gjere prodhimesh te fresketa vendase, ai ofron nje dritare unike ne jeten e perditshme te qytetareve te Kievit.

Korridori i Peizazheve eshte padyshim nje prej parqeve me te pazakonta te qytetit!


Plot me figura nga fantazia, Korridori i Peizazheve eshte padyshim nje prej parqeve me te pazakonta te qytetit.

Ne kete park ka krijime artistike nga me te ndryshmet qe per cdo turist eshte ndalese e padiskutueshme per foto te paharrueshme.

 

 

Lumi Dnieper e ndan qytetin e Kievit ne dy pjese. Gjate veres eshte i mbushur me entuziaste te plazheve urbane, dhe ne dimer brigjet e mbuluara me bore jane nje vend i perkryer per shetitje.

E meqe jemi te shetitjet, ne Kiev ka parqe te shumta per te organizuar nje piknik apo per te marre ajer te paster.

 

Nje prej tyre eshte edhe Parku Shevçenko. Jo, nuk eshte emertuar keshtu sipas futbollistit te njohur ukrainas Andry Shevçenko por sipas figures letrare te njohur ukrainase Taras Shevçenko.

Sot parku eshte i njohur mes entuziasteve pensioniste te shahut.

Kievi eshte nje qytet teper romantik!


Kievi eshte nje qytet teper romantik. Vuloseni dashurine tuaj me nje dry dashurie ne Uren e te Dashuruarve ne Maryinski Park.

Nderkohe per pak histori vizitoni sheshin e famshem te Pavaresise.  I njohur sot thjesht si Maidan, ky shesh mbetet simboli i revolucionit ukrainas.

Kievi ka banore shume miqesor dhe nje shpirt sllav qe shpejt do t’ju terheqe. Fillimisht disi te rezervuar, por kur hapen do te gjeni ngrohtesi dhe thjeshtesi te çilter.

 

Ukraina ka shume ushqime te shijshme per te ofruar!


Teksa vizitoni atraksionet e Kievit nuk keni sesi mos provoni edhe disa prej specialiteteve vendase.  Ukraina ka shume ushqime te shijshme per te ofruar, duke perfshire nje numer supash te shijshme, me e mira prej te cilave eshte “borscht”. Shume te perdorura jane edhe patatet dhe zarzavatet (te fresketa ose turshi) nderkohe qe Pula e Kievit eshte nje specialitet tjeter. E per ta mbyllur nuk ka me mire sesa nje kek. Keku i Kievit eshte nje kryeveper e embel qe do t’ju beje te lepini gishtat.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background