Këto janë gjashtë masat që duhen ndërmarrë për të përballuar situatën!

Written by on 26/03/2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë, iu ka bërë thirrje te gjitha qeverive, që të ndalojnë së harxhuari kohën dhe të fokusohen maksimalisht për të luftuar koronavirusin dhe parandalimin e mëtejshëm të tij.“Ne shkatërruam dritaren e parë të mundësive,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Në të vërtetë, duhet të kishim reaguar më shumë se një ose dy muaj më parë ndaj kësaj gjendjeje’’. Ndërsa regjime të tilla të rrepta imponojnë kosto të ashpra sociale dhe ekonomike, ai propozoi një listë me gjashtë masa që çdo vend duhet të ndërmarrë për të përballuar këtë gjendje:

  1. Zgjeroni, trajnoni dhe mbikqyrni punëtorët e kujdesit shëndetësor
  2. Implementimi i sistemeve për të gjetur raste të dyshuara
  3. Rrisni prodhimin e testeve dhe numrin e rasteve të testuara
  4. Identifikoni lehtësirat që mund të kryhen në qendra shëndetësore
  5. Hartoni plane për të karantinuar rastet
  6. Fokusohuni në hartimin e një plani për parandalimin e virusit.

 

 

 


Current track

Title

Artist

Background