Kete here ne Lisbone, qyteti i te gjitha stineve!

Written by on 22/08/2018

Lisbona si zgjedhje qe nuk te bie rruga rastesisht!


Lisbona eshte kryeqyteti i mrekullueshem i Portugalise, dhe nje nga vendet me sharmante dhe vibrante ne Evropen Perendimore.

Eshte qytet i cili ofron karakteristika tradicionale, ka arkitekture moderne dhe jete aktive.

Si destinacion per pushime, Lisbona ofron shume gjera, duke perfshire jeten e nates por dhe klimen e pershtatshme ne cdo stine.

Arkitektura e Lisbones


Qyteti i Lisbones e pasqyron  ne menyre te persosur kulturen portugeze, e cila eshte kulture moderne por njekohesisht mban ne vete trashegimine dhe traditat unike.

Edhe pse cuditerisht Lisbona ende mbetet nje nga kryeqytetet me pak te vizituara ne Evrope, shpeshhere i lene ne hije krahasuar me shtetet e saj fqinje, serish mahnitja qe te le ky qytet mund te kuptohet vetem kur shetit ne rruget e tij .

Ajo eshte nje prej opsioneve me te lira per te udhetuar nga shume detinacione te tjera te Europes Perendimore.

Ketu mund te gjeni elemente te stileve romake, gotike, baroke, tradicionale portugeze, moderne dhe postmoderne.

Ashtu si Roma, Lisbona eshte ndertuar ne 7 kodra, me pamje nga Oqeani Atlantik.

Lisbona - Sheshi Chiado


Lisbona eshte nje vend i mbushur me muzeume, galeri arti e ndertesa teper interesante.

Kete e deshmon me se miri edhe qendra historike Baixa , e pasur me plot pallate e ndertesa karakteristike.

Teksa flasim per keto elemente Praia de Comercio  apo sheshi tregtar eshte ai qe shpreh shume nga jeta kulturore dhe tradicionale e vendit.

Nje qytet qe te ofron shanset e duhura per te bere foton perfekte. Rruga e dekoruar aq bukur ne sheshin Chiado qe con drejt Lago do Chiado, hotelin historik eshte nje vend ku patjeter duhet te keni nje kujtim.

E care mes per mes nga trami , ajo mbetet nje nder vendet me intresante ne Lisbone.

Tramet jane simbol i qytetit dhe do ti gjeni kudo per tju cuar ne cdo cep te Lisbones.

I tille eshte dhe trami i linjes 28 , qe te con ne Baziliken e Estrelas, apo Elevador da Bica, nje monument i rendesishem i vendit.

Lisbona - Rua de seculo


Ka shume mundesi qe te gjeni ne Lisbone shume site te populluara me turiste , megjithate mund te shijoni edhe intimitetin. Kete gje e gjeni me se miri ne lagjen historike Rua do Seculo , qe nuk rrihet shpesh nga vizitoret.

Bukurite  e qytetit gjenden jo vetem neper rrugica , e sheshe por edhe ne kopshte. I tille eshte kopshti Giardino di Principe Real. Jo vetem dhuron pamje magjepsese por gjithashtu ndodhet ne nje zone ku jane perqendruar ateliete e nje numri te madh stilistesh e artistesh.

 

 

Per ata qe duan te blejne dicka apo te bejne shoping , parajsa e blerjeve eshte rruga Rua Augusta.

Pamjet me te bukura te Lisbones mund ti shijoni ne Miradouro di San Petro de Alcantara


Pamjet me te bukura te Lisbones mund ti shijoni ne Miradouro di San Petro de Alcantara. Eshte maja nga e cila mund te fotografoni ne nje kuader keshtjellen, katedralen dhe lumin qytetit. Atje eshte edhe keshtjella San Giorgo , fare prane detit me pamja magjepsese.

Viziten tuaj te fundjaves ne Lisbone mund ta perfundoni ne zonat e Belemit dhe Alfamas.

Shtepite karakteristike dhe restorantet me ushqim tradicional do te mbeten thelle ne memorien tuaj nga kjo shetitje e shkurter por shume e bukur.

Keto vizita jane me te pershtashme gjate muajve pranverore apo dimeror ndersa ne vere pse jo mund te perqendroheni me teper ne pjesen bregdetare te qytetit.

Ky qytet historik eshte atraksioni kryesor per te gjithe adhuruesit e natyres dhe plazhet e tij te arte jane nder me te bukurat ne Evrope. 

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background