Kerkimet me teleskop, zbulohen gjurme uji ne nje planet!

Written by on 24/04/2018

Kerkimet me teleskop, zbulohen gjurme uji ne nje planet!

Me vendosjen ne hapesire te teleskopeve te fuqishem ne gjendje te kapin dhe sjellin ne toke imazhe nga distanca prej qindra-mijera vitesh drite larg, vitet e fundit zbulimet kane qene te medha.Njeri prej tyre eshte ai i botuar ne revisten “Nature” i shkencetareve te Universitetit te Merilendit ne Shtetet e Bashkuara. Ata pretendojne se kane gjetur gjurme uji ne planetin HAT P-11b, i cili ndodhet ne yjesine Cygnus, rreth 124 vite drite larg dhe ka nje madhesi rreth 4 here me shume se sa Toka.Ky planet, sipas shkencetareve amerikane, permban uje ne forme avulli. Ata mberriten ne kete perfundim gjate vrojtimit me 3 teleskope te ndryshem, ndihmuar edhe nga fushe-pamja e kthjellet ne atmosferen e planetit, ne momentin kur ky i fundit po kalonte para yllit te tij.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background