Kemeri një mrekulli e Rivierws Turke

Written by on 11/06/2019

Kemeri është një vendpushim bregdetar në bregun jugor të Mesdheut të Turqisë. Pjesë e Rivierës Turke, e njohur për plazhet e saj ranore dhe portin e madh. Qyteti mbështetet nga pyjet me pisha të parkut kombëtar Olympus Beidaglari, ku  teleferiket ne natyre drejtohen në majë të malit Tatali.

Plazhet e  e mrekullueshme me rërë dhe deti me ujin Kristal jane vetem dy detajet me modeste te kesaj pjese te Rivieres Turke.

Pushuesit mund të gjejne hotelet me  luksoze ne plazhet Beldibi, Goynuk, central Kemer, Kiris, Camyuva dhe Tekirova  te cilat njihen si lokalitetet me te njohura në Kemer per akomodimin e pushuesve.

Keto resorte ofrojne nje shumllojshmeri aktivitetesh per cdo kategori pushuesish, sidomos ato te sporetve te ujit  si parasailing, jet-skiing, banana boat rides, snorkelling, scuba diving e shume te tjera.

Mund te beni shopping ne pazarin kryesor te Kemerit, sygjerohet dite te hene ose te marte. Nëse doni të provoni prodhimet vendase ose thjesht dëshironi të përjetoni një kulturë autentike turke, një vizitë në tregun e Kemer është një domosdoshmëri, per te pare suvenire, bizhu, qilima e shume te tjera.

Nomad Theme Park, eshte nje  tërheqje unike ne Kemer dhe gjendet shum afer plazhit Moonlight. Vlen të vizitosh kete park per te pasur nje pamje te gjere te te gjithe Kemerit dhe detit e njekohesoiht do tju jape nje pasqyre te historise se vendasve .

Nje prej gjerave qe duhet te beni ne Kemer eshte padiskutim marrja e teleferikut per ne majen e malit Tahtali per te shijuar te gjithe peisezhin qe ju shfqet para syve. Në pak më shumë se 10 minuta, teleferiku ju con ne  1500 metra lartesi në mënyrë që të shijoni pamjen me te bukur panoramike të Kemerit .
Ne dyshojmë që ju do të arrini te shikoni e provoni te gjitha gjerat gjerat qe ju ofron Kemeri. Nese ekspoloroni ju sygjerojme rrënojat e lashta të gjetura në Olympos. Rreth 40 minuta nga Kemeri, merrni një udhëtim ditor në qyettin  Lycian dhe ecni në gjurmën 1.5 km gjatë luginës për të parë rrënojat dhe plazhin mahnitës.

Nje prej alternativave me te mira ne kete zone te Antalias eshte : Hoteli Amara Dolce Vita


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background