Karantinë 10-ditore ose gjobë! Ky vend ka gati planin e ri për pasagjerët

Written by on 19/01/2021

Një shumicë politike është mbledhur pas një propozimi për karantinë disa-ditore të detyrueshme për udhëtarët që mbërrijnë në Danimarkë. Karantina është një hap që diktohet nga situata akuale shëndetësore, por gjithsesi deri më tani nuk është e detyrueshme dhe nuk ka asnjë gjobë për ata që nuk arrijnë ta respektojnë. Zbatimi i masës ekzistuese është duke u konsideruar për shkak të shqetësimeve të ngritura në lidhje me format mutante të koronavirusit në të gjithë vendin. “Ne duam që ju të shkoni në izolim për 10 ditë nëse keni udhëtuar jashtë vendit. Nëse nuk izoloheni, do të ketë një mundësi për t’u gjobitur ose një penalitet tjetër”, u shpreh Ministri i Drejtësisë Nick Hækkerup për radion daneze.    


Current track

Title

Artist