Karantina na rikthen në origjinë, Niko Gjeta tregon si kalohet koha në mes të natyrës!

Written by on 17/04/2020

Mbyllja në shtëpi duket se jo për të gjithë është e papërballueshme, sepse të shumtë janë ata që gjatë këtyre ditëve kanë gjetur prehjen te natyra. Një ndër ta është edhe Niko Gjeta, torumenaxheri që pasqyron çdo herë bukuritë e Veriut të Shqipërisë. Në një lidhje direkte me Boeing 104.6, në Premium Channel ai ka treguar në mënyrën e tij sesi po I kalon ditët e karantinës. Në Shkodër kalohet koha më e mirë është shprehur ai. Më tej ka folur për aktivitetin e tij të përditshëm duke përmendur lumin e Shalës si ekskluzivtetin e tij. Pasioni që ka për punën e bën Nikon të flasë me shumë dashuri për bukuritë e maleve, lumit të Shalës, pikave të veçanta në rrugën që të çojnë në mrekullitë e veriut. Nuk ka lënë pa përmendur “Blinin e Gurit të Lekës”, si një pjesë e rëndësishme që kushdo që e viziton mahnitet. Pika e vrojtimit nga guri është një mrekulli, saqë as piktorët e fotografët më të mirë nuk mund të krijojnë një imazh të saj. Infrastruktura për të shkuar në lumin  e Shalës është e kufizuar , ndaj mënyra më e realizueshme është transporti deri në liqenin e Komanit , nga kalata e Komanit merret varkat e vogla duke përshkruar një atraksion magjepsës dhe duke shkuar në lumin e Shalës. Turistët ka thënë tourmenaxheri mund të qëndrojnë në hotelet e zones, të drekojnë apo darkojnë në restorante me ushqime tradicionale. Një ditë në lumin e Shalës do të jetë në axhendën e të gjithëve pasi të kalojmë situatën e pandemisë!


Current track

Title

Artist

Background