Kapshtica sërish e mbyllur për shqiptarët deri në këtë datë
Written by Radio Travel on 24/02/2021
Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë do të vijojë të jetë e bllokuar deri më 8 mars. Vendimi për shtyrjen e afatit është marrë nga qeveria greke, në kuadër të masave mbi përballimin e situatës së krijuar, për shkak të pandemisë COVID-19. Për pasojë, deri më 8 mars, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.
Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë./radiotravel.al
Tagged as Kapshtica