Juxhina Hasgjeta: Jeta ime në Bruklin, ku jetoj prej 21 vitesh!

Written by on 03/02/2021

E ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Juxhina Hasgjeta, e reja që jeton në USA prej  vitesh. Juxhina është nga qyteti i Librazhdit dhe fillimisht ka ardhur me studime ne Amerikë, pasi përfundoi gjimnazin. Ajo përfundoi Universitetin për biznes Ndërkombëtar, import-export  në “Missouri State University”. Aktualisht, si pjesa më e madhe e shteteve Amerikane, Bruklin ku jeton Juxhina, është izoluar për shkak të pandemisë dhe shumë njerëz i kryejnë punët nga shtëpia. Juxhina administron dhe një faqe për femrat shqiptare në Amerikë, ku numërohen mbi 12.500 anëtarë. Grupi i saj në Facebook quhet: AWUsa Albanian Woman USA.


Current track

Title

Artist