Jetona Koçibelli: TIFF, ska nevojë për glamour! Festivali më i rëndësishëm në rajon!

Written by on 23/09/2019

Emisioni i përditshëm në Radio Travel , “Travel Club”, sot nisi javën me një prej eventeve më të shumëpritura në kryeqytet, “Tirana International Film Festival”. E ftuar në studio ishte gazetarja e njëkohësisht PR e TIFF, Jetona Koçibelli e cila na tregoi më shumë rreth edicionit të 17 të “Tirana International Film Festival”.

Koçibelli theksoi se festivali më i rëndësishëm i filmit në vend, ka tashmë jetën e tij, derisa është bërë dhe pjesë e “Academy Award”. Që prej një viti ai është përzgjedhur si një festival me të drejtën që fituesi i filmit të shkurtër të jetë pjesë e listës së nominimit në OSCARS. Sipas Koçibellit temat që ofrojnë të rinjtë për filmat janë pa ngjyra. Sipas saj, duhet që të rinjtë të ofrojnë tematika më të lumtura.

Në edicionin e 17-të të TIFF nga data 23 deri më 29 shtator, këtë vit publiku do të ketë mundësinë të ndjekë premierat kombëtare te filmave më të mirë që do te marrin pjesë në TIFF. Tema e këtij viti do të jetë “Tranzicioni”, një temë kjo kushtuar 30 -vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ndërsa motoja është “No Change, Exchange”.  “Tirana International Film Festival” është eventi më i rëndësishëm kinematografik që zhvillohet në Shqipëri jo vetëm për nga vjetërsia dhe eksperienca, por edhe për numrin e madh të aplikimeve, aftësinë selektive të filmave, programit të pasur, zbulimeve interesante dhe premierave të filmave më të rëndësishëm në tregun kinematografik sot në botë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist