Jennifer Lopez më 6 gusht në Belek, Antalya

Written by on 18/06/2019

Jennifer Lopez më 6 gusht në Belek, Antalya

Nëse po mendoni që pushimet tuaja t’I kaloni në Antalia të Turqisë atëherë duhet të zgjidhni fillimin e muajit gusht!

Ka një arsye bindëse, përse data 6 gusht duhet t’ju gjejë në zonën e Belekut, në  Regnum Carya Hotel! Do të keni mundësinë të shijoni si asnjëherë tjetër, një spektakël të zjarrtë nga e famshmja Jennifer Lopez. Ylli latino-amerikan është e ftuara speciale e resortit luksoz, për të argëtuar të gjithë pushuesit që do të jenë duke kaluar ditët e nxehta të gushtit në këtë super hotel.

J.Lo ndërkohë është në tuneun e saj botëror “Its My Party Tour”, në të cilin ka përfshirë edhe këtë ndalesë në Regnum Carya Hotel, si një suprizë për të gjithë ata që kanë rezervuar tashmë pushimet e tyre në këtë destinacion.

Jennifer Lopez do të interpretojë këngët e saj më të famshme duke nisur që nga  “On The Floor”, “Ain’t It Funny”, “Love Don’t Cost a Thing” e shumë e shumë të tjera.

Kjo do të ishte një mundësi perfekte për të shijuar pushimet në mes te luksit dhe “krah” divës J.Lo!

Për të marrë ofertën më të mirë , klikoni menjëherë në  www.vas.al ose kontaktoni agjencinë tuaj të preferuar Vas Member!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist