Ja projekti i avionit të parë elektrik

Written by on 25/01/2020

Një agjensi projektimi ne New York ka zbuluar konceptin e saj  për një avion pasagjerësh i gjithi elektrik i përbërë nga helika në vend të motorëve. Koncepti i avionit të pasagjerëve ‘Zero’,  përmban një strukturë aerodinamike. Në vend të dy motorëve të cilët lëshojnë karbon, avioni përdor bateri dhe gjeneratorë elektrikë, të cilat mund të ngarkohen nga panelet diellore, dhe tre grupe helikash. Kalimi nga motorët me djegie në motorët elektrikë do të nënkuptojë që pasagjerët në avionët Zero do të duhet të udhëtojnë më gjatë për të arritur në destinacionin e tyre, rreth 25 minuta shtesë për çdo dy orë.  Emetimet e karbonit nga udhëtimi me avion, të cilat janë të përqendruara në atmosferën e sipërme, konsiderohen ndër kontribuesit më të mëdhenj për ngrohjen globale, thotë kompania.


Current track

Title

Artist

Background