Ja ku do te ndertohet linja hekurudhore qe kushton 10.7 miliarde dollare…
Written by rt on 13/04/2019
Kina ka arritur një marrëveshje me Malajzinë për të rifilluar projektin e linjës hekurudhore në Bregun e Lindjes. Projekti do të kushtojë 10.7 miliardë dollare dhe ka për qëllim të lidhë shumicën e bregut lindor të Malajzisë Peninsulare, ekonomia e të cilit është në bregun më të pasur perëndimor, në një port të madh pranë kryeqytetit Kuala Lumpur. Kostoja e projektit u bë shumë më e madhe pasi ndërtimi filloi, ndërsa ministria e financave vlerësoi se çmimi mund të arrijë deri në 81 miliardë. Firma e ndërtimit Kineze dhe ajo Malajzeze nënshkruan një marrëveshje plotësuese për koston e reduktuar pas muajsh bisedimesh midis kompanive dhe dy qeverive.