Ja fitimet e sektorit turistik ne Malin e Zi

Written by on 20/02/2019

Ja fitimet e sektorit turistik ne Malin e Zi

Turizmi ne Malin e Zi shenoi te ardhura ne rreth 1 miliarde euro ne vitin
2018 ose rreth 100 milione euro me shume se nje vit me pare. Kontributi i
turizmit ndaj PBB-se arriti ne me shume se 22% vitin e kaluar. Rritja e te
ardhurave te turizmit u konfirmua nga shefi i Organizates Kombetare te
Turizmit. Sipas te dhenave te MONSTAT, numri i turisteve u rrit me rreth
6%. Ndersa numri i netqendrimeve u rrit me gati 2% ose rreth 10 milione.
Shumica e turisteve arriti ne Malin e Zi kane ardhur nga Rusia.Ata u ndoqen
nga vizitoret serbe dhe vendet e tjera te rajonit. Nderkohe pritet qe fluturime
te reja çarter nga Belgjika, Suedia, Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe
Polonia per kete sezon veror do te terheqin me shume turiste ne Mal te Zi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist