Italianët mirënjohës për gjestin e shqiptarëve, ja si i shpërblen trajneri i famshëm!

Written by on 31/03/2020

Pas gjestit human të Shqipërisë e cila në solidaritet me Italinë dërgoi 30 mjekë dhe infermierë për të dhënë ndihmën e tyre në “luftën” me virusin COVID-19 , italianët nuk kanë ngurruar të shprehin mirënjohjen e tyre. Trajneri i famshëm Italian, Riccardo Piatti i tenistëve dhe tenisteve me famë botërore ka ofruar një bursë për një lojtar të Federatës Shqiptare të Tenisit, për të realizuar stërvitjen në qendrën e tij të tenisit në Bordighera, Liguria. Federata Shqiptare nga ana tjetër ka falenderuar Piatti-n për gjestin që shënon fillimimn e një bashkëpunimi reciprok për zhvillimin e sportit të tenisit në Shqipëri.


Current track

Title

Artist

Background