Ishujt Faroe,të mbyllur për vizitorët të hapur për vullnetarët

Written by on 17/05/2019

 

 

 

Ishujt autonom Faroe, që ndodhen mes Islandës dhe Norvegjisë, kanë gjetur një mënyrë innovative për t’u kujdesur për shtëpinë e tyre dhe në të njëjtën kohë të mirëpresin edhe vizitorë. Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e internetit të turizmit kombëtar të ishullit njofton se : “Ishulli eshte i mbyllur për mirëmbajtje dhe i hapur për vullnetarët”. Asnjë hotel nuk do të qëndrojë i hapur dhe asnjë avion nuk do të fluturojë për në ishujt Faroe gjatë fundjavës 26 dhe 27 maj 2019. Por megjithatë, për ato që duan të vizitojnë patjetër këto ishuj gjatë fundjavës, janë shpallur 100 vende vakante për vullnetarizëm dhe ka me mijëra aplikime.  Duke parë kërkesat surprizuese për vullnetarizëm që vijnë nga shtetet të ndryshme të botës autoritete e ishujve Faroe kanë vendosur që këtë fundjavë ta kthejnë në një event të përvitshëm.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist