Irma Skënderi, violistja shqiptare që po shkëlqen në skenat e Portugalisë

Written by on 15/01/2021

E ftuar sot në mëngjes në emisionin”Boeing 104.6” në Premium Channel ishte dhe Irma Skënderi, violistja shqiptare që prej disa vitesh po merr  vëmendjen e publikut portugez me violinën e saj. Ajo ka lindur në Tiranë, ndërsa studimet i ka përfunduar në Liceun Artistik dhe Akademinë e Arteve po në Tiranë. Më pas u zhvendos të studionte në Itali në “Scuola di Musica  di Fiesole,  Akademia Chigiana Siena. Në vitin 1998 e gjen veten në Portugali në Orkestrën Metropolitane të Lisbonës. Nga viti 2005 Irma është profesore në Akademinë superiore të Orkestrës së Lisbonës, pozicion që e shijon shumë.


Current track

Title

Artist