India nis misionin në Hënë!
Written by rt on 23/07/2019
India ka nisur dje misionin e saj në Hënë Chandrayaan-2’’, me objektivin për të pozicionuar 6 shtatorin e ardhshëm një pajisje në satelitin natyror të Tokës, një arritje që do t’a rendiste atë në shtetin e katërt që përmbush këtë sukses teknologjik. Ekspedita ka për qëllim të ulë në sipërfaqen e Hënës një lander dhe një robot jostatik në afërsi të polit jugor të Hënës, që ndodhet rreth 384 000 kilometra nga Toka, si dhe vendosjen e një sonde në orbitën hënore.Nëse misioni kurorëzohet me sukses, India do të pozicionohet si kombi i katërt që ia del me sukses të vendosë një pajisje në sipërfaqen e Hënës, pas Bashkimit Sovjetik, SHBA-së dhe Kinës.