India me masa të rrepta, njofton izolimin e 1.3 miliardë banorëve!

Written by on 25/03/2020

Edhe qeveria indiane ka marrë masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri. Ditën e sotme, kryeministri Narendra Modi urdhëroi izolimin e të gjithë vendit. Të gjithë lëvizjet janë të ndaluara duke “bllokuar” kështu 1.3 miliardë banorë brenda shtëpive të tyre. Këto masa do të jenë në fuqi për 21 ditë duke filluar nga mbrëmja e kësaj të marte. “Nga mesnata e së martës, i gjithë vendi është nën strehime kufizuese. Për të shpëtuar Indinë, për të shpëtuar çdo qytetar, ju dhe familjen tuaj”, tha kryeministri në një deklaratë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të hequr qafe koronavirusin,” tha Narendra Modi. Mos harroni se edhe një hap jashtë shtëpisë tuaj mund ta sjellë sëmundjen në shtëpinë tuaj. “, ka thënë ai.


Current track

Title

Artist

Background