Indeksi përballë “legjendës”, shqiptarët përballë bujarisë!

Written by on 25/01/2020

Indeksi Botëror i “Charity Aid Foundation”, ka publikuar raportin e fundit sa i përket vendeve më bujare në botë. Sipas këtij raporti, vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndonëse bujaria përmendet në legjenda si një ndër atributet kryesore të natyrës së shqiptarëve. Në vitin e 10-të të publikimit, Indeksi Botëror i “Charity Aid Foundation”, për 2019, analizon 140 shtete të marra në shqyrtim, ku Shqipëria renditet e 105 për sa i përket bujarisë.  Më mirë në rajon renditet Kosova e 62-a , e cila ndiqet nga Bosnje dhe Hercegovina në vendin e 91-ta, dhe Maqedonia e Veriut ne vendin e 96. Ndwrkohw sipas Indeksit vendet mw bujare nw botw kryesohen nga SHBA, ndjekur nga Myanmar, Zelanda e Re Austarlia dhe Irlanda.


Current track

Title

Artist

Background