Impakti i tërmetit të 26 nëntorit në industrinë e turizmit!

Written by on 14/01/2020

Samiti ndërkombtar i turizmit, nisi sesionin e dytë në orën 11.15, me temë kryesore “Impaktin e tërmetit të 26 nëntorit në industrinë e turizmit në Shqipëri”. Paneli  i diskutimit moderuar nga drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Kornelia Ferizaj pati në fokus të fjalës së tij praktikat e industrisë së turizmit në rast fatkeqësish dhe katastrofash natyrore. Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, Enver Mehmeti , vuri në plan të parë të fjalës së tij mënyrën sesi industria e hoteleve përshtatet me ndryshimet pas një kaosi apo një eksperience komplekse në rast të fatkeqësive natyrore. Kreu i “Der Touristic Rewe Group” , Dirk Burneleit theksoi më tej idenë themelore të imazhit dhe reputacionit të destinacioneve si dhe ndryshimet në sjellljet lidhur me turizmin në rast të kaatastrofave natyrore. Sipas tij praktikat më të mira duhet të ndahen me palët e interesuara shqiptare. Drejtoresha e Unionit Turistik Shqiptar, Ilda Kasa mes të tjerave diskutoi në panel për përgjegjësitë dhe praktikat kryesore në mobilizimin e menjëhershëm të strukturave akomoduese në rast të një fatkeqësie natyrore.  Në panel ka qenë e pranishme edhe Nina Hornewall, përfaqësuesja e “Apollo Nordic”, e cila preku temën e strategjive të marketingut në rimëkëmbjen e industrisë së turizmit në situata krizash apo fatkeqësish natyrore. “Yuta Serbia” me përfaqësues Aleksandër Senicic vuri në fokusin kryesor, rindërtimin e shërbimit të tregut të turizmit në një destinacion post-tërmet.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background