I mbipopulluar nga turistët! Amsterdami propozon masën drastike për vizitorët

Written by on 13/01/2021

Amsterdami i cili ka të legalizuar kanabisin, ka shumë për t’u ofruar vizitorëve, nga arkitektura e bukur tek restorantet fantastike, por së fundmi zyrtarët e saj po mendojnë të ndërmarrin një masë të re që prek drejtpërdrejt turistët. Zyrtarët tani kanë propozuar të ndalojnë shitjen e kanabisit për turistët që në këtë qytet janë të shumtë.  Në vitin 2018, 19 milionë njerëz vizituan qytetin e Amsterdamit dhe duket se joshja e kafeneve është një faktor kryesor në vendimin e tyre për të ardhur. Këto të fundit janë pikërisht vendet ku shitet edhe lënda narkotike. “Amsterdami është një qytet ndërkombëtar dhe ne dëshirojmë të tërheqim turistë, por ne do të dëshironim që ata të vinin për pasurinë e tij, bukurinë dhe institucionet e tij kulturore,” u shpreh kryebashkiakja Femke Halsema.


Current track

Title

Artist