Hurghada, pushime aktive në këtë mrekulli të Detit të Kuq

Written by on 24/05/2019

Një prej destinacioneve më interesante të kësaj vere është Hurghada në Detin e kuq, Egjipt. Vas Tour Operator, së bashku me guidat dhe agjentët e tij profesionistë ndodhen këto ditë në Info Tour-in  e këtij venbdpushimi mahnitës. Kështu e përshkruan, Tatjana Papagjika nga departamenti i rezervimeve, këtë destinacion, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Radio Travel.

Në ditën e tretë të inspektimit të shumë hoteleve me 5 yje që Vas Tour ofron këtë verë për të gjithë klientët e tij,  Tatjana u shpreh se arkitektura e tyre është e jahstëzakoshme ku mbizotëron detaji koralor. Një prej tyre me detaje të tilla i inspektuar tashmë, sipas Znjsh. Papagjika është edhe Albatros Citadel Resort, një hotel që plotëson cdo pritshmëri të pushuesve.

Të gjitha hotelet ofrojnë  aktivitete të jashtëzakonshme argëtuese për të rritur dhe për fëmijë. Sipas Tatjanës, Hurghada është një destinacion perfekt edhe për familjet me fëmijë duke qenë se resortet pothuajse të gjitha janë “kids concept”.  Ato ofrojnë gjithashtu dhe kurse të posacme për amatorët që dëshirojnë të provojnë eksperiencën e paharrueshme të zhytjes, për të parë larmishmërinë e koraleve nënujore.

 

Pushimet në Hurghada dhe Sharm mund të konsiderohen me plot gojën aktive, pasi atraksionet afër këtyre vendpushimeve janë të pafundme dhe aktivitete si safari apo shëtitjet me deve janë ndër më të preferuarat për turistët.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background