Hungaria zeron kredite per familjet me shume femije

Written by on 12/02/2019

Hungaria zeron kredite per familjet me shume femije
Kryeministri i Hungarise, Viktor Orban, ka lajmeruar perfitime tatimore dhe
subvencione per te inkurajuar familjet qe te bejne me shume femije.Ai tha se
politika synon te krijoje me shume hungareze  ne vend qe te mbush kete hendek ne
popullsi nepermjet emigrimit, diçka qe ben Bashkimi Europian.Kryeministri, qe
eshte kundershtues i emigrimit, lajmeroi se Qeveria do te ofroje ndihma financiare
dhe subvencione per te shtuar normen e lindjes.Ne vitin 2016, norma e lindjeve ne
Hungari qendroi ne 1.45 lindje per grua.   Programi me 7 pika perfshin nje kredi
prej 35,500 dollare per grate nen 40 vjeç qe martohen per here te pare.Nje e treta e
kredise do te falet pas femijes se dyte dhe e gjithe shuma e kredise do te zerohet pas
femijes se trete.Nje tjeter pike e programit do te ofroje perjashtimin nga tatimi mbi
te ardhurat per çdo grua qe ka 4+ femije.Masat e reja do te ofrojne gjithashtu
subvencione ndaj famijleve ne varesi te numrit te femijeve qe kane si dhe
mbeshtetje shteterore per blerjen e çdo makine me 7 vende.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist

Background