Horoskopi  – 02.07.2019

Written by on 02/07/2019

Horoskopi 

02.07.2019

 

Dashi

Dita e sotme do të jetë e mbushur me nervozizëm.Do të përballeni me probleme të vështira, të cilat do të shkaktojnë edhe përplasje me personat që nuk duan t’iu dëgjojnë.  Kujdes me debatet në familje dhe në marrëdhëniet sentimentale.

Demi

Kjo ditë do të jetë  pozitive edhe pse iu druheni ndryshimeve që janë në proces.  Mos i lini t’iu shpëtojnë mundësitë që do ju propozohen. Në dashuri, bëni durim, gjërat do të ndryshojnë së shpejti.

Binjakët

Sot që  dëgjoni zemrën tuaj, pasi dashuria është streha ku ndiheni më mirë, edhe kur përballeni me probleme profesionale. Dita është ideale për të zgjidhur ndonjë problem dhe për të rikuperuar kohën e humbur.

Gaforrja

Ditën e sotme mund të keni probleme të natyrës praktike, të cilat do ju shkaktojnë shumë stres. Çdo gjë që do të bëni do të gjykohet nga të tjerët dhe kjo gjë do ju mbajë nën tension.Tregohuni më të kujdesshëm në raport me të tjerët, në mënyrë që të shmangni debatet e ndezura.

Luani

Kjo ditë  do të jetë  neutrale, dhe nuk do të ketë asgjë të bujshme. Sfera sentimentale parashikohete favorshme. Edhe sa i takon punës mund të sistemoni disa gjëra, ndaj mundohuni që të mos i lini mundësitë t’iu ikin nga duart.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti për  projekte të reja, ndaj përqendrohuni mirë me atë që duhet të merreni, dhe  vini në zbatim idetë tuaja. Sa i takon ndjenjave, gjërat do të vijnë duke u sistemuar.Do të  ndiheni më mirë në raport me të kaluarën.

 

Peshorja

Dita do të jetë disi e ngarkuar, dhe do ta ndjeni veten të lidhur me të kaluarën, veçanërisht sa i takon dashurisë. Kjo gjë mund të bëjë që të lindin tensione në raportet sentimentale. Mundohuni që të kuptoni më mirë se çfarë dëshironi, në mënyrë që të shmangni debatet kota.

Akrepi

Gjatë  ditës do të keni mundësi që të sqaroni një çështje mjaft të rëndësishme. Yjet janë mjaft të favorshëm, ndaj përfitoni prej tyre. Mundohuni vetëm që të mos keni shumë kërkesa në sferën profesionale, pasi ko është një periudhë jo shumë e favorshme, ndaj duhet të kënaqeni me atë çfarë keni.

Shigjetari

Tregohuni të kujdesshëm gjatë gjithë kësaj dite.     Shmangni gënjeshtrat ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes, edhe pse mund ta bëni për të mbuluar pikat tuaja të dobëta. Kjo është një periudhë e qëndrueshme në dashuri, ku nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme.

Bricjapi

Kjo ditëdo të jetë   e mbushur me nervozizëm, gjatë së cilës mund të ketë debate dhe tensione. Raportet ndërpersonale, mund të jenë në rrezik.  Në sferën sentimentale, situata nuk do të jetë në favorin tuaj. Mundohuni që të kontrolloni veten, sidomos lidhur me çështjet profesionale. Gjithë kjo ngarkesë stresi, do të reflektohet edhe në nivelin fizik.

Ujori

Sot do të përjetoni momente nervozizmi, por   mos reagoni ndaj provokimeve. Do të ndjeni një dëshirë të madhe për të qenë të lirë, për tu arratisur dhe për t’ia nisur nga e para tjetërkund. Në punë mund të keni ndryshime.

Peshqit

Sot do të jetë  një ditë mjaft e qetë, gjatë së cilës do të ketë rikuperime të sferës sentimentale. Kush ka përjetuar një krizë së fundmi, duhet të mundohet që t’ilërë pas gjithë gjërat e së shkuarës dhe të shohë përpara, për të pritur mundësitë e reja. Një rikuperim i mirë, parashikohet edhe në sferën profesionale

Horoskopi ditor, e enjte 19 korrik 2018


Current track

Title

Artist

Background