Hip-Hop do të ketë një muze në New York

Written by on 15/03/2019

Hip-Hop do të ketë një muze në New York

Një prej zhanreve më të famshme në bote të muzikes, Hip-hopi  do të ketë një muze të tijin në Nju Jork. Ishte Kurtis Blow, një nga legjendat e rap, qe e beri te ditur nje gje te tille duke sqaruar se, muzeu do të jetë një pasuri e merituar e  Bronx, ku ka lindur dhe ky stil muzikor.
“Do të jetë një pjesë fantastike e historisë për këtë kulturë. Pasuria ime do të ketë një seli ku të gjithë mund të vijnë ta shikojnë nga afër”, eshet shprehur Blow. Blow ka qenë i pari reper që pati një sukses komercial dhe i pari që ka firmosur një kontratë diskografike me një kompani ndërkombëtare. “The Breaks”, pjesë e albumit të vitit 1980 “Kurtis Blow”, u bë e para këngë rep e certifikuar me disk të artë në muzikën hip hop. Rrënjët e hip-hopit mund të jenë në vitin 1973 dhe prej atëherë hip-hop e repi janë një industri miliardere dhe tërësisht të pranuara në kulturën tradicionale, si amerikane dhe në atë botërore. “Universal Hip-Hop Museum” pritet të hapet në vitin 2023.4


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist