Groenlanda po shkrin, ekspertët ndezin dritën e kuqe!
Written by rt on 24/04/2019
Ishulli gjigant akullnajor, Groenlanda, po shkrin çdo ditë e më shumë. Ndryshimi i klimës po i eleminon grumbujt e akujve , duke kontribuar kështu në rritjen e nivelit të detit, dhe duke rrezikuar të gjithë globin. Studiuesit kanë vlerësuar sasinë e akujve të grumbulluara në ishull, dhe krahasuar me disa dekada më parë, shkalla e shkririjes së akullit është gjashtëfishuar.”Ne duhet të marrim masa serioze për ndalimin e shkrirjes së kësaj akullnaje, pasojat e të cilës mund të jenë katastrofike”, kanë deklaruar hulumtuesit.