Greqia jep lajmin e mirë, në këtë datë do të hapë kufijtë me Shqipërinë!

Written by on 29/06/2020

Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka deklaruar se nga data 1 korrik do të bëhet hapi përfundimtar për tu rikthyer në normalitet, pasi të gjitha aeroportet e vendit do të jenë të hapura për fluturime të huaja. Do të lejohen gjithashtu anijet nga jashtë për në portet greke. Kampet për fëmijë, kinematë,teatrot, teleferikët , shoqatat kulturore dhe sindikatat janë rihapur gjithashtu. Ai ka shtuar se konferencat,panairet tregtare, koncertet dhe ngjarjet artistike janë gjithashtu të lejuara në shtetin fqinj. Zëdhënësi i qeverisë ka deklaruar dhe faktin se kufijtë tokësorë me Shqipërinë do të jenë të hapur prej ditës së mërkurë.


Current track

Title

Artist

Background