Gjirokastra, një nga pikat kryesore të turizmit në vend!

Written by on 14/09/2020

Në 10 ditët e para të shtatorit qyteti i gurtë i Gjirokastrës u vizitua nga 550 vizitorë vendas e të huaj, ndërsa në muajin gusht ky destinacion u përzgjodh nga më shumë se 2000 vizitorë. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.


Current track

Title

Artist

Background