Gjermania propozon një skemë të re për azilkërkuesit! A do të ndikojë te shqiptarët?

Written by on 02/12/2019

Gjermania ka propozuar një skemë automatike të zhvendosjes për azilkërkuesit , pas thirrjeve të përsëritura për reformim të sistemit të përbashkët europian. Propozimi gjerman sugjeron që kërkesat për azil të kontrollohen në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian. Më parë Gjermania kishte propozuar që aplikantët për azil t’i  nënshtroheshin  vlerësimit fillestar në kufijtë e jashtëm të Europës dhe të ktheheshin në vendet e tyre të origjinës pikërisht nga atje. Gjermania është në grupin  e vendeve “Pro” një sistemi automatik të zhvendosjes së azilkërkuesve, duke theksuar ndarjen e përgjegjësive midis vendeve anëtare të BE-së.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist