Gjermanët mbeten pa banesa!

Written by on 24/07/2019

Sipas një studimi gjermanët ndërtojnë banesat në vendet e gabuara.S iç bëjnë të ditur ekspertët e Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW) në Këln, në Gjermani në tre vitet e fundit janë ndërtuar rreth 283.000 apartamente. Kjo i përgjigjet thuajse një të pestës së nevojës. Sipas një studimi të ri, këtë vit dhe vitin e ardhshëm duhet të ndërtohen rreth 340.000 shtëpi të reja, për të mbuluar kërkesën.Në modelin e tyre, ekonomistët e IW, llogarisin duke u bazuar në zhvillimin demografik të parashikuar, përdorimin e banesave në varësi të moshës dhe shifrën aktuale të banesave bosh, se sa duhet të ndërtohet në qytete dhe qarqe për të plotësuar kërkesën.Qytetet e mëdha kanë mbetur prapa.Sipas studimit, ato që kanë mbetur prapa me ndërtime janë sidomos qytetet e mëdha. Kështu, në Këln dhe Shtutgart janë ndërtuar vetëm rreth gjysma e apartamenteve, të cilat do të ishin të nevojshme sipas IW për të përmbushur kërkesën. Edhe Mynihu, Frankfurti mbi Main dhe Berlini gjithashtu janë më pas se mesatarja kombëtare, edhe nëse jo në masë të madhe.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist