Gjendja e turizmit në Shqipëri nuk po shfaq ende shenja përmirësimi!

Written by on 15/04/2021

Kryetari i shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri Zak Topuzi në një intervistë televizive shprehet se gjendja e turizmit nuk ka shfaqur ende shenja përmirësimi në vendin tonë, pasi prenotimet vijojnë të zbresin. “Prenotimet janë pothuajse të mbyllura. Vazhdojnë të zbresin, edhe pse ngrihen në fundjava”, pohon ai.

Zak Topuzi – Gazeta Koha Jone

Sipas Zotit Topuzi, këtë vit, një faktor ndihmues do të jetë vaksinimi i të gjithë stafit të industrisë së hoteleri-turizmit, gjë që do të shërbejë si garanci për vizitorët vendas apo të huaj./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist