Gati projekti per aktivitetet ne plazhin e Velipojes.

Written by on 13/04/2019

Ne mbledhjen e komitetit te turizmit te zhvilluar ne Velipoje ku mori pjese edhe ministri i Turizmit dhe mjedisit z Blendi Klosi, u diskutua mbi masat qe duhen ndermarre per nje sezon veror te sigurte dhe cilesor per vitin 2019. “Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” përcakton se duhet të jemi shumë më përpara me ndarjen e plazheve publike dhe private. Të mos tolerohet mospërcaktimi i 20% në sipërfaqet e plazhit për përdorim publik dhe 80% për privatin. Kjo jep mundësinë që të gjithë të pushojnë në plazhin e Velipojës dhe kudo në bregdet”, – u shpreh ministri Klosi. Nderkohe kryetarja e bashkise se Shkodres znj Voltana Ademi tha se zyrat e informacionit turistik ne qarkun e Shkodres jane funksionale qe ne muajin maj dhe me hapjen e sezonit turistik do te prezantohet edhe kalendari I aktiviteteve financuar nga Bashkia Shkoder.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist