Frenki Ceko, pas Milano Fashion Week synon një tjetër kryeqendër botërore të modës….!

Written by on 09/05/2018

Frenki Ceko është një prej modeleve të reja shqiptare e cila ka arritur që të depërtojë edhe në pasarelat ndërkombëtare. Pas Milano Fashion Week 2017, pa dyshim një nga ngjarjet më të mëdha të modës në planet, ku Frenki mori pjesë aty si sfiluese, mesa duket planet e saj janë afatgjata! Gjatë një interviste në Travel Club, Frenki u shpreh se këtë vit do të marrë pjesë në Paris Fashion Week që zhvillohet në vjeshtën e këtij viti! Ajo u shpreh se ndjehet e privilegjuar të jetë pjesë e këtyre pasarelave pasi janë të pakta shqiptaret që arrijnë të bëhen pjesë e këtyre eventeve gjigande të modës.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist