Francë/ 1.9 miliardë euro për tu bërë lider në turizëm deri në 2030-ën!

Written by on 23/11/2021

Kryeministri i Francës, Jean Castex, u ka prezantuar qytetarëve të saj planin 10-vjeçar, me një buxhet prej 1.91 miliardë euro, që synon të rikuperojë dhe transformojë sektorin e turizmit të goditur rëndë nga pandemia. Plani dhjetëvjeçar synon të arrijë dy pika kryesore: Të vendosë në mënyrë të qëndrueshme Francën si destinacioni kryesor turistik në botë dhe të rifitojë vendin e parë sa i përket të ardhurave nga turizmi.

“Franca gjithashtu duhet të ofrojë turizëm cilësi më të lartë, i cili do të kërkojë investime dixhitale,” u shpreh kryeministri Castex./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist