Fluturimet me Britaninë e madhe mbeten të pezulluara

Written by on 02/02/2021

Do të vijojë pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ku ndër të tjerash u diskutua edhe për vazhdimësinë e mësimit online. Shefja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli kërkoi angazhim të qytetarëve për të zbatuar mbajtjen e maskave dhe distancën fizike sepse këto masa mbrojnë nga virusi dhe mutacionet që ai ka pësuar.


Current track

Title

Artist