Flasin organizatoret: Ja si u prit Vas Travel Workshop 2019

Written by on 06/05/2019

Ngjarja më e rëndësishme e turizmit,Vas Travel Workshop, që u zhvillua në fundjavë, në Premium Beach Hotel në Durrës, i kaloi të gjitha pritshmëritë e organizatorëve.  Këtë e pohuan live në studion e Radio Travel, në emisionin Travel Club, Z.Andi Gorenca, Drejtor Marketingu pranë Vas Tour dhe Znjsh.Ina Cenolli, Kordinatore e Vas Travel Workshop. Ata u shprehën se pjesmarrësit e këtij eventi krijuan mundësi bashkëpunimi me ekspozuesit e panairit dhe përfituan nga ofertat e asaj dite, për paketa të vecanta pushimesh në Turqi, Egjipt apo Greqi. Përvec agjencive shqiptare, atyre nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, Znjsh. Cenolli u shpreh se në Workshop kishte dhe vizitorë të thjeshtë që komunikuan drejtpërdrejtë me përfaqësues të hoteleve nga vendet e lartpërmendura, duke përfituar për rezervime më të leverdisshme. Ndërkohë Z. Gorenca theksoi se evente të tilla kaq serioze të organizuara nga Vas Tour Operator ka bërë që vit pas viti të rritet ndjeshëm numri i agjencive që dëshirojnë të jenë ‘member’ të  Vas nga Shqiperia por edhe nga rajoni. Mbrëmja gala e eventit nepermjet nje lotarie, shperbleu me 15 paketa pushimesh agjencitë pjesmarrëse në Workshop!


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist