“FITUR” hap dyert! Ministri Klosi takon spanjollin e incidentit në Himarë, “rikthehem në Shqipëri me një mision të veçantë!

Written by on 22/01/2020

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Madrid, pati rastin të takonte kryefamiljarin e familjes Galdon, familjes spanjolle që pati incidentin në Himarë. Pavarësisht asaj që ndodhi në verë, familja Galdon do të rikthehen në Shqipëri me përshtypjet më të mira dhe tashmë me një mision .   Këtë herë për të ndihmuar Shqipërinë nga tërmeti i nëntorit. përmes Kryqit të Kuq spanjoll, familja Galdon do të rindërtojë një shkollë. Djemtë e familjes Galdon do të jenë të pranishëm në Shqipëri.”Me zotin Galdon ndamë disa mendime sesi në Shqipëri do të kemi shumë nevojë që të shërbejmë si një shoqëri që i shërben turizmit, ne kemi nevojë që të krijojmë disa standarde të cilat do të hapin më shumë Shqipërinë për këto biznese”, ka thënë ministri Klosi. Nga ana tjetër zoti Galdon është shprehur se ndihet i imresionuar për mënyrën si në një kohë të shpejtë  u strehuan familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe mendon të bëhet pjesë e këtij solidariteti. “Unë falenderoj ministrin Klosi. Ne jemid duke ruajtur marrdhëniet tona dhe mbi të gjitha marrdhëniet tona me Shqipërinë. Ne donim të hapnim një derë dhe gjetëm vendin e duhur. Unë do të ndërtoj një shkollë të zonës së dëmtuar nga tërmeti .Ka shumë mënyra të çuditshme sesi ju mund të kontribuoni për vendin tuaj. Shqipërua është atraksion i vërtetë dhe ne kemi ndërmend të rikthehemi shumë shpejt me anijet tona dhe të vizitojmë vendin tuaj të bukur. Në panairin “FITUR”, i cili do të mbahet nga dita e sotme deri në 26 janar prezantohen bukuritë natyore dhe mundësitë që ofron për turistët. Interesi për Shqipërinë vazhdon të jetë i lartë nga ana e operatorëve turistikë, investitorëve dhe vizitorëve spanjollë. Në panair merr pjesë edhe Vas Group, si operator ekspozues i Shqipërisë.


Current track

Title

Artist

Background