Finalizohet procesi i digjitalizimit, ja cilat qarqe mbyllën transmetimet analoge!

Written by on 09/10/2019

Procesi i digjitalizimit është finalizuar në Tiranë dhe Durrës dhe pas tyre numri i qarqeve në rang vendi që mbyllin transmetimet analoge shkon në pesë. Me kalimin në transmetime numerike në këto qarqe ku është përqëndruar rreth 80% e popullsisë , tashmë ka akses në transmetimet digjitale. Autoriteti i Medias Audiovizive ka ndërmarrë një fushatë të gjerë për publikun përmes të gjitha kanaleve të komunikimit si dhe ka asistuar me strukturën Call Center për të informuar të gjitha shtresat e popullsisë, përfshirë edhe moshën e tretë, të cilët kanë akses të kufizuar me teknologjinë.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist