Filmat me romantik qe mund te shihni per Shen Valentin

Written by on 14/02/2019

Filmat me romantik qe mund te shihni per Shen Valentin

 

Pavaresisht ne jeni romantik ose jo, nje film i bukur vleresohet gjithnje. Filmat romantike mund te kene nje sere skenaresh, si: filma lotesh, filma ku te gjithe ironikisht bien ne dashuri, filma ku bien ne dashuri me personin e gabuar pastaj gjejne te “duhuren/duhurin”, e shume e shume linja te tjera. Edhe nese e kaloni Diten e Shen Valentinit me njeriun tuaj te zemres, edhe nese keni nje divan te rehatshem  te gjithin per veten tuaj, ka disa filma qe do te zgjojne tek ju shpirtin romantik qe i kemi perzgjedhur me kujdes pikerisht per tjua sugjeruar kete Shen Valentin. Jane nder filmat romantik me te vleresuar ne bote!

 

Listen e nisim me Pride & Prejudice i vitit 2005. Eshte nje skenar i bazuar ne romanin me te njejtin titull te te madhes Jane Austen. Filmi vleresohet per  ndjeshmerine e larte qe ka por edhe per notat e humorit, zgjuarsine dhe tensionin seksual midis Lizzie Bennet (Keira Knightley) dhe z. Darcy (Matthew Macfayden).

Image result for Pride & Prejudice

 

Vendin e dyte e mban Before Sunrise i vitit 1995. Filmi sjelle historine e enderrimtarit Ethan Hawke dhe Julie Delpy te cilet joshin njeri-tjetrin me mendjen dhe fjalet e tyre duke shetitur pergjate nje dite dhe nate ne Vjenen piktoreske.

Image result for Before Sunrise

 

Te sjellim pak atmosfere amerikane me nje prej filmave me te vleresuar vitet e fundit La La Land, i vitit 2016. Historia midis Mias dhe Sebastian qe theu shume zemra padyshim do ta kthejne pas shume vitesh nje klasik kete film qe do te ishte nje zgjedhje ideale per Shen Valentin. Plus filmi ka kostumografi shume te mire, koreografi brilante dhe nje Ryan Gosling qe kendon dhe kercen! Cfare ka per te mos u dashur ketu?

Image result for La La Land,

 

Vijojme serish me Ryan Gosling dhe me nje prej filmave ku shume vajza u dashuruan pas tij pasi nuk kishe si te ndodhte ndryshe tek The Notebook. Puthja ikonike nen shi dhe kimia e ndjeshme ne ajer mes dy personazheve e bejne filmin nje must per diten e te dashuruarve. Vetem kini parasysh te mbani afer shume kartpiceta pasi edhe nese e konsideroni veten nje njeri te forte me siguri do te gjendeni me syte lagur tek tuk gjate filmit ☺

Image result for The Notebook

Kur thua film romantic ke nenkuptuar padyshim mes te tjereve edhe Romeo + Juliet i vitit 1996. Historia me e madhe e dashurise e Shekspirit, vjen ne nje version te pashembullt te Baz Luhrmann-it, qe sjell nje stil pop culture pastiche ne kete version e ku shfaqet edhe  Leonardo DiCaprio si nje adoleshent i dashuruar marrezisht. Cfare doni me shume?

Image result for Romeo + Juliet 1996

 

 

E kush tha qe Jim Carrey nuk mund te te bej te lotosh nga dhimbja dhe jo vetem nga humori? Nuk e besoni? Provoni te shihni filmin Eternal Sunshine of the spotless mind, i vitit 2004 dhe do te bindeni! Filmi tregon se sa e rendesishme eshte qe edhe dashurine e humbur ta kujtojme here pas here dhe te mos e fshijme nga memoria pasi jane ato kujtime qe na bejne ata qe jemi.

 

Image result for Eternal Sunshine of the spotless mind

 

Listen e pason When Harry met Sally, klasik komedi romantike, i vitit 1989. Filmi analizon ne nje menyre te mrekullueshme marredheniet midis mashkullit dhe femres si dhe ngacmon me pyetjen e cdo kohe “ A mund te kete vertete miqesi midis nje djali dhe nje vajze, pa pasur asnje interes me shume?” Marredhenia e forte mes Harryt te portretizuar nga Billy Cristal dhe Sallyt te luajtur me mjeshteri nga Meg Ryan eshte aq frymezuese sa te gjithe do te deshironin te perjetonin te njejten romance.

Image result for When Harry met Sally

 

Kur filmi ka si titull emrat e personazheve dihet qe vemendja eshte totalisht mbi marredhenien mes tyre. Ashtu si ndodh ne filmin Frankie and Johnny, i vitit 1991. Ndryshe nga drama e tepert dhe dozat e sjelljes mafioze tek Scarface, Michele Pfiefer dhe Al Pacino, dyshja bombastike ne kete film romantik vijne shume te thjeshte e real. Dy njerez te zakonshem me nje dashuri te madhe per njeri tjetrin! Mos e humbisni

Image result for Frankie and Johnny

 

Nuk kishte si te mungonte ne liste Titanic, i vitit 1997. Epik, nje histori e jashtezakonshme dhe nje kimi e pakrahasueshme mes Leo di Caprio dhe Kate Winslet qe ka bere per vete kedo qe e ka pare. Filmi zgjat shume keshtuqe pergatituni per nje mbremje te gjate perpara ekranit dhe shume lot.

Image result for Titanic movie

 

E mbyllim listen me sugjerimet me te mira per filmat qe duhet te shihni kete Shen Valentin me dramen romantike The bridges of Madison County,  i vitit 1995. Filmi tregon historine e dashurise se italianes Francesca, luajtur mjeshterisht nga Meryl Streep e cila perfshihet ne nje lidhje jashtemartesore me fotografin e National Geographic Robert, luajtur nga Clint Eastwood. Filmi qe konsiderohet si me te miret romantic te te gjitha koherave eshte prodhuar nga vete Eastwood dhe eshte nje prej kryeveprave te kinematografise.

 

Image result for The bridges of Madison County


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist