Festë në Kosovë, vendi gëzon 13-vjetorin e Pavarësisë!

Written by on 17/02/2021

17 shkurti shënon sot një ditë të rëndësishme për Kosovën. Vendi feston 13-vjetorin e Pavarësisë dhe për këtë arsye një sërë aktivitetesh janë organizuar gjatë ditës. Pas ngritjes së flamurit nga garda, aktivitetet do të vazhdojnë me homazhet tek varri i ish-presidentit Rugova, memoriali i Adem Jasharit në Prekaz dhe më vonë te Varrezat e Dëshmorëve.Kjo është pamja e re dhe simbolika e Newborn-it në Kosovë

Aktivitetet do të mbyllen në mbrëmje me një koncert recital. Gjithashtu me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë “Newborn” në Kosovë ka ndryshuar pamjen. Duar me ngjyra të ndryshme kanë zënë gjithë sipërfaqen e saj me simbolikën se janë duart e ushtarëve që luftuan për të arritur paqen e kësaj dite./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist