“Festat Lokale” transformojnë pushimet!

Written by on 14/08/2019

Projekti “Festat Lokale”  për të dytin vit radhazi është  kthyer në një promovim të mirëfilltë të zonave ku janë zhvilluar  festat tradicionale. Edhe këtë vit janë planifikuar plot 23 festa me një shpërndarje gjeografike nga jugu në veri.
Projekt-menaxherja e këtij projekti, Zana Sina ishte e pranishme në studion e Radio Travel në emisionin Travel Club dhe na foli në detaje për të gjitha festat që kanë nisur dhe që do të zhvillohen përgjatë gjithë muajit gusht deri në fund të  shtatorit. Znj.Sina u shpreh se”sezoni i festave ka nisur më 6 gusht në Bunec, ndjekur nga festa e ëmbël e mjaltit në Himarë më 10 gusht për të vijuar me festën më të afërt atë të datës 17 gusht në Divjakë, me Festën e Bostanit.Pas Divjakës, sipas Znj.Sina, radhën do e ketë një prej festave më të shumëpritura të gushtit, ajo e “Teto Ollgës”, në Tushemisht nga data 23 deri ne 25 gusht! Festa do të shoqërohet nga aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, ekspozita, panair kulinarie me gatimet tradicionale te zonës,  shfaqje muzikore dhe shumë të tjera. Këtë vit kjo festë vjen me një risi, pasi ditën e fundit eventi do të zhvendoset në Lin, ku cdo vizitor do të ketë mundësi të bëhet pjesë e një udhëtimi me “varkat e vjetra” të peshkatarëve në Liqenin e Pogradecit.Fillimi i shtatorit, do të zhvendosë Festat Lokale në veri të vendit, duke nisur me Shëngjinin me  festën “Vij n’Shëngjin”, pasuar me Plazhin e Velipojes, festën e Biçikletave në Shkodër dhe për ta mbyllur me dy qytete të reja të përfshira në këtë projekt të 2019, Rubikun dhe Kukësin.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist