Ferrari drejt makinave hibride dhe prezantimit te fuoristrades se pare!

Written by on 19/09/2018

 

Prodhuesi italian i veturave te luksit “Ferrari” do te pershpejtoje perpunimin e teknologjise hibride, duke synuar prodhimin e serive speciale, mes te cilave edhe konceptin e ri te quajtur “Icona” per te rritur te ardhurat deri ne vitin 2022. Modelet e reja do te ndahen ne kater segmente; sportive, gran turismo, seria speciale dhe seria ikone, ne versione te kufizuara. Madje eshte paralajmeruar edhe fuoristrada e pare Ferrari qe do te quhet purosangue. “Ferrari” synon te rrise te ardhurat e tij nga 3,4 miliarde euro qe ishin ne vitin 2017 ne rreth 5 miliarde ne vitin 2022, nje rritje qe do te vije fale produkteve te reja. Gjate ketyre viteve Ferrari do te nxjerre 15 modele te reja, me nje rritje te ndjeshme te vleres mesatare te shitjeve.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist