Expo City, panairi i tekstileve dhe filozofia B2B ne Shqiperi!

Written by on 18/10/2018


Expo City, panairi i tekstileve dhe filozofia B2B ne Shqiperi!

 

Ne datat 19 dhe 20 tetor ne Expo City zhvillohet panairi “Textile, Leather and Fashion 2018”.  Per te na folur per kete event ne studion e Radio Travel ishte e ftuar zonja Eneida Sheku, Drejtoreshe Komerciale e Expo City.

 

Textile, Leather &Fashion eshte organizim qe synon te shpalos potencialin e industrise tekstile , te kepuceve dhe asaj te modes ne tregun shqiptar, rajonal e me gjere. Sipas zonjes Sheku, panairi eshte menduar te pershtatet me filozofine e Expo City, te ofroje nje hapsire sa me te mire per konceptin B2B midis kompanive, bizneseve apo dyqaneve te ndryshme shqiptare apo te huaja  dhe ekspozitoreve.

Ne lidhje me detajet e organizimit Znj,Eneida na tha se panairi do te nise me date 19 tetor ne oren 10 kur do te mbahet edhe ceremonia e hapjes gjate se ciles do te jene te pranishem personalitete te ndryshme e ku nje fjale hapese do te mbaje edhe Ministrja e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes Znj. Sonila Qato. Ne vijim do te mbahen edhe forume te ndryshme mes biznesmeneve si dhe workshope. Panairi do te jete i hapur deri ne oren 19.00 dhe eshte nje event shume interesant edhe per vizitoret e thjeshte qe mund te njihen me tendencat e fundit te prodhimit ne industrine tekstile dhe modes si dhe markes Made in Albania.

Nje detaj interesant ne lidhje me organizim eshte edhe fakti qe vec bizneseve fasone pjesmarres jane edhe kompani te cilat kane kaluar e cikel te plote prodhimi.

Nderkohe e pyetur per kalendarin e panaireve te ketij sezoni por edhe planet per organizime te ardhshme Znj. Eneida na tha se Expo City ne total gjate vitit organizon rreth 10 panaire ne dy sezone,  pranvere e vjeshte, te cilat jane te natyrave te ndryshme dhe qe fokus kane terheqjen e partnereve potencial per biznes ne rang rajonal. Panairi i ardhshem do te jete ai i “Ndertimit, arkitektures dhe planifikimit urban” ne datat 26 – 28 tetor qe eshte konceptuar edhe B2B edhe B2C.

Ne fund te bisedes u theksua fakti qe nepermjet pjesmarrjes ne panairet e ndryshme te mbajtura ne Expo City jane arritur te konkludohen marreveshje te mira mes pjesmarresve dhe vizitoreve ndersa dukeqene ende nje treg relativisht i ri kompanite vendase kane nisur te zhvishen nga skepticizmat per pjesmarrjen ne evente te tilla te cilat jane me te vertete te nevojshme per ecurine e biznesit.



Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist