U2 live ne Berlin 31 gusht

Event info
Date: 02/08/2018
Details

U2 live ne Berlin 31 gusht

 

U2 që prej formimit të tyre në 1976 mbeten një prej grupeve më të sukseshme të rrokut kjo falë dhe anëtrave të tij të udhëhequr nga voklaisti Bono, për të vazhduar me The Edge (kitarë, tastierë dhe vokal), me  Adam Clayton (kitarë bas) dhe Larry Mullen Jr., (bateri).

 

Grupi nisi të këndonte  kur anëtarët ishin adoleshentë dhe kishin aftësi teknike të kufizuara. Sidoqoftë, nga fillimi i viteve ’80, ata u bënë një nga grupet më të famshëm të botës, të njohur për zërin e tyre himnor, vokalin e pasionuar të Bonos dhe lojën melodike të kitarës nga The Edge. Suksesi i tyre në koncerte live ishte më i madh se suksesi i shitjeve të albumeve deri në vitin 1987, kur doli në shitje “The Joshua Tree”. Revista Rolling Stone deklaron se ky album i shndërroi ata “nga heronj në superyje”. U2 iu përgjigjën revolucioneve të muzikës dance dhe rokut alternativ, si dhe stanjacionit të tyre duke rikrijuar në një farë mënyre vetveten me albumin e vitit 1991 “Achtung Baby” si dhe me turneun Zoo TV. Eksperimentime të ngjashme vazhduan gjatë tërë viteve ’90. Që nga viti 2000, U2 kanë ndjekur një drejtim muzikor më tradicional, që ngjet me punët e tyre më të hershme.

 

Nga 13 albumet në studio ata  kanë shitur më shumë se 170 milionë kopje në gjithë botën, dhe kanë fituar 22 Grammy Aëards, më shumë se çdo grup tjetër. Në vitin 2005, grupi u bë pjesë e Hollit të Famës në Rok adn Roll, Gjatë karrierës së tyre, anëtarët e grupit kanë zhvilluar fushata për Të Drejtat e Njeriut , duke përfshirë pjesëmarrjen në Amnesty International, ONE Campaign, dhe DATA.

 

Në cdo turne muzikor biletat e tyre shiten në kohë rekord. KA vetëm pak ditë që kanë dalë në shitje biletat për datat e tyre europiane.  Më 31 gusht të këtij viti ata do të jenë në Mercedes-Benz Arena, Berlin. Cmimi i biletave është pak i kripur por të ndjekësh nga afër Bono-n , kushton. Ato nisin nga 120 euro.

Radio Travel

Radio Travel

Current track
TITLE
ARTIST

Background