Eurostar paraqet udhëzuesin e pasagjerëve të veçantë!

Written by on 16/05/2019

 

 

Kompania Eurostar ka paraqitur udhëzuesin virtual , për ti bërë pasagjerët me autizëm të kenë një udhëtim të qetë dhe pa stres. Linja e shpejtë hekurudhore që lidh Britaninë  e Madhe me kontinentin europian, ka rishikuar shërbimet e saj për tu ardhur në ndihmë pasagjerëve të veçantë. Udhëzuesi është i krijuar për të pasqyruar informacione vizuale përpara udhëtimit. Drejtoresha e shërbimit ndaj klientit ka thënë se i gjithë angazhimi i kompanisë është i fokusuar në ofrimin e një përvoje të mirë udhëtimi , dhe udhëzuesi i ri jep informacione për ata që u duhet të presin gjatë udhëtimit dhe veçanërisht për pasagjerët autikë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist