Europa përballet me rastet e para të virusit!

Written by on 25/01/2020

15 persona të tjerë kanë humbur jeten nga koronavirusi në provincën Hubei, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit. Tashmë numri i viktimave ka shkuar në 41 ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës janë 1287 persona në Kinë. Kjo vjen në momentin kur Kina bëhet gati për të festuar Vitin e Ri Hënor, e cila është një ndër festat më të rëndësishme. Kujtojmë që virusi është përhapur edhe në Europë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez. Një rast ishte në Bordo ndërsa dy të tjerët në Paris. Një i prekur nga koronavirus është konfirmuar edhe në Australi.


Current track

Title

Artist

Background